FAQs

 Tel: +383 44 113 124
E-Mail: info@vefadecor.com

 Prizren-Suharekë, km 6. Prizren/Kosovë

 Free standard shipping
on all orders.

 Support forum
for over 24h

Anëtarësimi a është me pagesë?

Anëtarësimi në Vefa Decor Home është pa pagesë.

A mund të bëjë shitblerje pa u anëtarësuar?

Vefa Decor Home- Për të bërë porosi të vazhdueshme nga shitora, ju duhet të anëtarësoheni në faqen tonë.

Përse duhet të anëtarësohem?

Gjatë procesit të shitblerjes, nëse nuk jeni anëtar, do të kërkohet nga ju që të anëtarësoheni. Informatat e kërkuara nga ju për anëtarësim do të shfrytëzohen për t’i kuptuar më mirë nevojat tuaja dhe për të ofruar shërbime të vazhdueshme në përputhje me sygjerimet e juaja. Për shkak të problemeve me të cilat mund të ballafaqoheni brenda të dhënave tuaja rreth anëtarësimit, poashtu edhe në lidhje me porositjet, nga ju do të kërkohen disa informacione rreth sigurisë. Për të mos humbur kohë gjatë procesit të shitblerjes si dhe për të përfituar nga avantazhet, fushatat dhe promovimet e siguruara për anëtarët tanë, mjafton që të shtypni butonin “Anëtarësohu”.

Cilat janë avantazhet e anëtarësimit?

Do të jeni të privilegjuar për t’u njoftuar me promovimet, fushatat dhe produktet e reja. Në të ardhmen avantazhet lidhur me anëtarësimin mund të shtohen.

Si mund të anëtarësohem?

Për t’u anëtarësuar, klikoni në linkun „Anëtarësohu“ që gjendet në faqen kryesore të Vefa Decor Home. Të dhënat që kërkohen nga ju (fushat obligative) luteni që t’i plotësoni pa gabime. Me shtypjen në butonin  ,,Regjistrohu“ , anëtarësia e juaj do të aktivizohet.

Çfarë duhet të bëj nëse e harroj fjalëkalimin?

Në rast se e harroni fjalëkalimin, klikoni në linkun „E kam harruar fjalëkalimin“ i cili gjindet në pjesën „Hyrja e anëtarit“ të faqes sonë kryesore.

Çfarë duhet të kem parasysh gjatë porositjes?

Me rastin e blerjeve online, për të gjitha blerjet e kryera nëpërmjet Vefa Decor Home, transportimi brenda kufijve të Kosovës është gratis.

Sa është kostoja e dërgimit jashtë vendit?

Ajo ndryshon nga vendi në vend; Pasi të miratohet kërkesa e juaj, ju do të informoheni në lidhje me koston e transportit.

Për sa kohë do të arrijë porosia ime?

Tek blerjet online, më së voni brenda 7-9 ditëve pas arritjes së miratimit të sigurisë së kredit kartelës apo pas kontrollit të realizimit të pagesës, porosia e juaj do të dorëzohet në adresën e dorëzimit të cilën e keni dhënë ju dhe pas identifikimit dhe nënshkrimit nga ana e pranuesit. Porositë e dhëna çdo ditë pas orës 14:00 do të procedohen ditën e nesërme, ndërsa porositë e dhëna gjatë ditëve të festave zyrtare apo gjatë vikendeve, do të procedohen në ditën e parë të punës pas pushimit.

Për dërgesat jashtë vendit, porosia e juaj do të dorëzohet më së voni brenda 7-9 (pas dorëzimit të produktit tek transpotuesi ndërkombëtar) ditëve pas arritjes së miratimit të sigurisë së kredit kartelës apo pas kontrollit të realizimit të pagesës, në adresën e dorëzimit të cilën e keni dhënë ju dhe pas identifikimit dhe nënshkrimit nga ana e pranuesit. Pas dhënies së porosisë së suaj në Kompaninë e transportimit, ajo do ju dorëzohet brenda afatit të përcaktuar nga ana e Kompanisë së transportit. Porositë e dhëna çdo ditë pas orës 12:00 do të procedohen ditën e nesërme, ndërsa porositë e dhëna gjatë ditëve të festave zyrtare apo gjatë vikendeve, do të procedohen në ditën e parë të punës pas pushimit. Të dhënat e Kompanisë së transportit do ju përcillen nga Kompania jonë.

Çfarë duhet të bëjë kur të ballafaqohem me problemet që dalin gjatë dorëzimit?

Tek blerjet online, produkti juaj do të dorëzohet më së voni brenda 7-9 ditëve të punës. Gjatë dorëzimit të produktit tuaj, përmes kompanisë me të cilën kemi marrëveshje lidhur me distribuimin e mallrave tona, ju lutemi kontrolloni nëse paketa është e dëmtuar. Nëse paketa është e dëmtuar, hapeni dhe kontrolloni atë para zyrtarit të Kompanisë. Mos harroni se pas dorëzim-pranimit të produktit, në të vërtetë ju keni pranuar se Kompania e transportit plotësishtë e ka përmbushur detyrën. Nëse produkti i dorëzuar ka pësuar dëmtime, mos e pranoni atë dhe kërkoni nga zyrtari i Kompanisë që të përpiloj një procesverbal. Me të arritur informata mbi produktin e dëmtuar, do t’ju dërgohet produkti i ri në adresën e dorëzimit.

Si mund ta di që faqja e internetit ku kam bërë shitblerje është e sigurt?

Në faqet ku bëni shitblerje, në të cilat kërkohet siguria e faqes (sidomos kur të keni hyrë në të dhënat e kredi kartelës suaj), fillimisht kontrolloni kalimin e internet adresës nga http në http. Për të kuptuar nëse keni dërguar apo jo informata në një mjedis të sigurt SSL, duhet të keni kujdes në dy pika: kur të hyni në një faqe të sigurtë, browser-i (shfletuesi) i juaj do ta zbuloj atë automatikisht. Në ekranin e shfletuesit tuaj (zakonisht në shiritin e gjendjes në pjesën e poshtme të ekranit), ju do të shihni një dry apo një çelës që simbolizon sigurinë. Nëse nga opsionet në shfletuesin tuaj aktivizoni opsionin “Paralajmërim për sigurinë”, në secilën hyrje në faqet e mbrojtura me SSL dhe në daljet nga këto faqe, shfletuesi i juaj mund t’ju nxjerrë një ekran paralajmërimi. Në pjesën e sigurisë së opsioneve të avancuara të shfletuesit tuaj, edhe shënimi i këtyre opsioneve në lidhje me versionet SSL, është i nevojshëm për përdorimin e SSL.

A është e sigurtë Vefa Decor Home?

Të gjitha të dhënat që i keni dhënë në Vefa Decor Home para dhe pas porositjes është nën siguri të 100%-të. Produktet që i keni porositur do t’ju dorëzohen në adresën e dhënë  brenda afateve të përcaktuara.

A mund të shihen informatat e mia personale dhe informatat e kredit kartelës sime nga të tjerët?

Të dhënat e juaja personale janë të fshehura në databazën tonë, me qëllim të ofrimit të shërbimit më të mirë nga ana e Vefa Decor Home. Informatat e dhëna me rastin e plotësimit të formularëve gjatë procedurës së blerjes suaj, si dhe detajet e dhëna me rastin e pagesës, informatat (kredit kartela etj.) do të kodohen me teknologjinë SSL. Në informatat e kredit kartelës suaj përveç juve dhe bankës suaj, nuk mund të ketë qasje askush tjetër, përfshi edhe zyrtarët e Vefa Decor Home. Të dhënat e juaja personale të përfshira në kredit kartelën tuaj, duke u dërguar nga kompjuteri i juaj në internet faqen e Vefa Decor Home, janë të siguruara 100% me ndihmën e SSL sistemit të sigurisë.

Çka është SSL?

Konfidencialiteti dhe tërësia e informatave të dhëna gjatë hyrjes në Vefa Decor Home sigurohen me trenologjinë e kodimit SSL (Secure Sockets Layer). Vefa Decor Home është i pajisur me Server, i cili kryen procedurat e dyqanit virtual (Firewall) për kompjuterët dhe pajisjet tjera periferike si dhe sistemet e sigurisë së rrjetit. SSL (Secure Socket Layer) është një protokol i sigurisë, i zhvilluar për të garantuar sigurinë dhe privatësinë gjatë transferimit të informacionit në rrjetë, të cilët mbështeten nga të gjitha programet shfletuese aktuale (Mozilla, Internet Explorer etj). Programet shfletuese (Browser) në rastet kur është e nevojshme lidhja SSL, i kryejnë procedurat në mënyrë automatike. Para se të dërgohet, informacioni kodohet në mënyrë automatike dhe mund të dekodohet vetëm nga marrësi i saktë. Duke u bërë verifikimi nga të dyja palët, ruhet konfidencialiteti dhe integriteti i procesit.

Cilat janë mundësitë e pagesës?

Pagesën e produkteve të blera në Vefa Decor Home, mund ta bëni përmes njërës prej mundësive të mëposhtme:

1- Transferit (Në procedurën e shitblerjes, tarifa e transferit i takon konsumatorit)

2-Kredit kartelës-Paypal

3-Pagesës në derë (CASH).

A është TVSH e përfshirë në çmime?

Në Vefa Decor Home të gjitha produktet janë me TVSH. Çmimet e produkteve që gjenden në faqen tonë, janë llogaritur në Euro. Shuma eTVSH-së së produkteve që ju doni të porositni, është specifikuar në faqen e pagesës, e cila lajmërohet gjatë porositjes.

1- Transferit (Në procedurën e shitblerjes, tarifa e transferit i takon konsumatorit)

2-Kredit kartelës-Paypal

3-Pagesës në derë (CASH).

Rregullat lidhur me shitblerjet

Personat nën moshën 18 vjeç nuk mund të bëjnë shitblerje.

Gjatë shitblerjes, në procedurën e transferit, kostoja e Transferit i takon konsumatorit.

Në cilat raste mund ta kthej produktin?

Produktet tona mund të kthehen si pas këtyre kushteve, nëse janë të dëmtuara gjat pranimit ose në donjë mënyr tjeter nuk i përgjigjet kërkesës tuaj, atëher bëhet riparimi ose zavendsimi i produktit. Kërkesën mund ta bëni 24 orë pas dorëzim-pranimit të produktit përmes e-mailit.

Pa shkatërruar porosinë tuaj, pa e prishur, pa e përdorur produktin, dorëzoni në kompaninë e transportit në afat prej 24 orëve në formën qysh e keni pranuar (bashkë me faturën dhe aksesoret tjera).

Produktet i ktheni prapa në ambalazhën origjinale. Kërkesa për ndërrimin e produkteve që kanë pësuar dëme për shkak të paketimit jo të mjaftueshëm, si dhe i produkteve të përdorura, do të rezultojnë negativisht. Për të parandaluar dëmtimin gjatë transportit, ju lutem, përdorni kutinë e jashtme mbrojtëse.

Produktet gjithsesi paketohen në kutinë apo ambalazhën origjinale.

N ëse kutia origjinale / ambalazha është e dëmtuar, apo nëse produkti është  përdorur, ndërrimi nuk mund të pranohet. Ndërrimi dhe dorëzimi i produktit do të realizohet nga ana e Kompanisë sonë pa pagesë. Ndërrimi i produktit bëhet brenda 3 ditë pune pas dorëzimit